Si zakonisht, gjendje e rënduar është në kufirin Kosovë- Serbi sa i përket pritjes.

Qytetarëve në Merdare po u duhet të presin deri në dy orë për të dalur jashtë Kosovës.

Kolonat janë të formuara deri në 300 metra.

Pritje ka edhe tek Dheu i Bardhë, mirëpo aty qytetarëve nuk po u bie të presin më shumë se 20 minuta.

Kujtojmë se pritjet më të mëdha po shkaktohen në dalje të territorit të Republikës së Kosovës.

E me këtë dukuri, tash e disa herë nga ministria e Punëve të Brendshme kanë potencuar se shkak janë edhe kontrollet e panevojshme të palës serbe, si dhe puna me vetëm një palë në kufi.