Pritje deri në 3 orë në Merdare, kjo është gjendja në pikat e tjera kufitare

Pas bllokimit të dy pikave kufitare asaj në Bërnjak dhe Jarinjë, janë shtuar pritjet dhe kolonat në pikat e tjera kufitare.

Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitare (QKMK), ka publikuar të dhënat e fundit rreth kolonave dhe pritjeve nëpër hyrje-daljet e Kosovës.

Sipas këtyre të dhënave pritja më e gjatë është në Merdare. Atje qytetarët janë duke pritur deri në tri orë për të dalë nga Kosova, përderisa për të hyrë në Kosovë pritja në këtë pikë kufitare është deri në një orë.

Sipas QKMK-së edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë kë pritje për të hyrë në Kosovë, atje qytetarët po presin deri në një orë e gjysmë dhe kolona ka arritur në një kilometër.

Pritje deri në 30 minuta për të hyrë në Kosovë ka edhe në pikën kufitare Muçibabë.