Pritet të vijnë ekspertë nga Zvicra në Kosovë për rastin e Astrit Deharit

Rasti Dehari ende nuk është zgjidhur. Ekspertet zviceran ende kanë punë për këtë rast. Të njëjtit pritet të vijnë në Kosovë dhe ta vazhdojnë hulumtimin e tyre.

Në ministrinë e drejtësisë kanë treguar se të njëjtit do të vijnë në qershor. Prokuroria Speciale ka intervistuar 17 gardian të Qendrës së Paraburgimit të Prizrenit.

Astrit Dehari ka pak gjasa ta ketë vrarë vetën në burg.

Kështu kishte konstatuar Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës në fund të muajit tetor të vitit të kaluar.

Por, ekspertë të këtij instituti duket se nuk e kanë përfunduar punën me kaq.

Ata pritet të vijnë në Kosovës për t’i ndihmuar Prokurorisë Speciale për ta zbardhur njërin nga rastet më të komplikuara të pasluftës në Kosovë.