Qendra Studentore në Prishtinë është në dispozicion për t’u shndërruar në karantinë.
Klan Kosova nëpërmjet telefonit ka kontaktuar me drejtorin e kësaj qendre, Fatmir Sfishta, i cili deklaroi se të gjitha konviktet janë në dispozicion dhe se ende nuk ka vendim me shkrim.
“Nuk kam vendim të shkruar, gjasat janë për t’u shndërruar në karantinë. Të gjitha konviktet janë pastru, dezinfektu dhe janë ndërruar çarçafët. Konviktet me të gjitha kapacitetet janë në dispozicion, pritet vendimi”, deklaroi Sfishta







