Presidenti

Pritet që edhe presidenti Thaçi të dëshmojë në rastin e “Syrit të Popullit”

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pas Xhavit Halitit e Kadri Veselit, pritet që të shkojë për të dëshmuar edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi pritet që të dëshmojë lidhur me rastin e “Syrit të Popullit”.

Në seancën e sotme kanë dëshmuar nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti dhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Gjatë dëshmisë së Kadri Veselit janë krijuar tensione të shumta, si pasojë e të cilave është detyruar të ndërhyjë edhe policia për të qetësuar situatën.

Veseli është përplasë në Gjykatë me Avni Llumincën, njërin prej të akuzuarve të “Syrit të Popullit”.