Ana Kabashi

Pritet mirë kënga e re e Ana Kabashit “Malli” – merr mijëra klikime në YouTube për pak ditë

Këngëtarja e njohur e estradës, Ana Kabashi, vetëm pak ditë më parë solli një projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për një këngë të titulluar “Malli”, të cilën e ka realizuar edhe me videoklip.

Artistja nga Peja ka bërë një paraqitje të mahnitshme në klip, ndonëse është kujdesur për çdo detaj.

Foto: Screenshot/YouTube

Bukuroshja shqiptare u përkujes për tekstin në bashkëpunim me Geskon, i cili e ka bërë edhe miksimin e masterizimin.

Kjo këngë për pak ditë mblodhi mijëra klikime në platformën YouTube, e mori reagime të shumta pozitive.

Foto: Screenshot/YouTube

Ana shquhet për vokalin e veçantë dhe për këngët që ka realizuar ndër vitesh.

E njëjta viteve të fundit ka qenë tejet e angazhuar edhe me projekte të tjera.