7 vjeçarja

“Prisnim festimin e ditëlindjes dhe fillimin e shkollës, na u ndërpre nga dora e mjekut”

Tuana Haziri, e mitura 7-vjeçare ka vdekur sot në ordinancën private “CT Scanner” në Prishtinë.

7 vjeçare kishte shkuar rreth orës 9:30 të mëngjesit për të bërë një fotografim të kokës tek kjo ordinancë private, por kishte qenë mbi doza e anestezionit ajo që i ka marrë jetën asaj.

Familja thotë se anesteziologu apo mjeku A.XH kishte qenë ai i cili ka kontrolluar 7 vjeçaren, ku xhaxhai i saj ka treguar se mbesa e tij ndërroi jetë nga mbi doza e anestezionit.

Vajza pastaj është dërguar në Qendrën Klinike të Kosovës ku edhe ka mbërritur e gjallë, por pas mbi dozës së anestezionit të dhënë në këtë ordinancë ajo ka vdekur ka deklaruar zëdhënësi i QKUK’së, Shpend Fazliu

E një familjar i saj, Fidaim Haxhiu, në rrjetin social “Facebook” ka shkruar disa fjalë rrëqethëse për vogëlushën 7 vjeçare.

Haxhu ka treguar se ajo edhe pak ditë do të festonte ditëlindjen dhe do të niste shkollën.

Postimi i plotë pa asnjë ndërhyrje:

Tuana, zemra e dashur e familjes sonë, ne të gjithë prisnim që më datën 11.08.2020 të ta festojmë ditlindjen tënde e kjo festë u ndërpre në gjysmë edhe atë nga dora e mjekut dr.Arben Kutllovcit dhe ordinanca e tij ISHP”CT Scaner në Ulpianë. Dora e tij asnjëherë mos i përkthelt fëmijet e tij, Tuancës sot ja ndali grymëmarrjen në gjysmë, ajo pritste të shknte në shkollë ai sot nuk e lojoi këtë.

Do të mallkojmë sa ta kesh frymën e fundit, do të dënoj perëndia për pakujdesinë dhe mosnjohuritë tua o doktor i mjerë. Nesër do jetë në parajsë trupi i saj i njomë, sytë e saj të shkruar asnjëherë nuk do i shofim më. Na e qite tymin e tymi të ta mbuloftë shpirtin tëndë, i turpëruar do të jesh gjithmonë se vrave Tuanën tonë 7 vjeçare. Zemra jonë mirë ashtu siç të kemi dashur gjithmonë do të duam pa rreshtuar. Pëllumbesha jonë fli qetë në arajsën e qetë, Allahu i don engjëjt t’i ketë afër vetes.