Një këmbësore është goditur nga një veturë mbrëmjen e së premtes në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në “Rrugën C” rreth orës 19:30, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësor.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.