Prishtinë, vdes e moshuara në trotuar

Një person i gjinisë femërore ka ndërruar jetë sot në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se viktima ka qenë rreth moshës 78 vjeçare.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në trotuar, në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njesitet policore dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës (femër) rreth 78 vjeçare”, ka thënë Ahmeti për Ballkani.info.

Në fund, ajo ka thënë se me rastin janë dukë u marrë njesitet përkatëse. /Ballkani.info