Prishtinë: Tenton ta vras një person dhe më pas arratiset

Një persona dyshohet se ka tentuar ta vras një person tjetër, duke shtënë me revole në drejtim të tij, mbrëmë rreth orës 22:50 në Prishtinë.

Menjëherë pas gjuajtjes ai është larguar në drejtim të paditur, shkruan Ballkani.info.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari vazhdon të jetë në arrati, ndërkohë që rasti është duke u hetuar./Ballkani.info/

Komunikata e Policisë:

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË
Prishtinë 28.08.2019 – 22:50. Viktima K/Shqiptar ka njoftuar se në drejtim të tij ka shtënë me revole një i dyshuar mashkull K/Shqiptar.I dyshuari gjendet në arrati, në ndërkohë që rasti vazhdon të jetë nën procedurat hetimore.

loading…