Bora ka kapluar qytetet e Kosovës, përfshirë edhe Prishtinën.

Dhe këto ditë të ftohta me borë janë duke i shijuar pothuajse e gjithë estrada të cilët kanë sjell foto e video të ndryshme.

Një gjë të tillë e bëri edhe Majk, i cili solli pamje të Prishtinës nga lartë dhe fotos ia ka vënë mbishkrimin: “Prishtinë të dua”.

Ndryshe, Majk së fundmi u përfol për ‘dissin’, që ia bëri Visar Shalës, ku ky i fundit tashmë nuk është pjesë e labelit “BabaStars”.

Ai edhe këtë vit ka paralajmëruar projekte të reja që pritet t’i lansojë në ditët në vazhdim.