Prishtinë: Rrahet dhe kërcënohet nga gruaja e tij, e lajmëron në polici

Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë.

Viktimë e këtij rasti është një burrë.

Ai ka thënë në polici se gruaja e tij e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë nga PK-ja:

DHUNË NË FAMILJE 

·         Prishtinë 11.11.2022-07:35 Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se e bashkëshortja e tij  e kishte sulmuar fizikisht atë, si dhe e kishte kanosur. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.