Dy persona janë arrestuar pasi tentuan ta godasin një person me kaçavidë e me gyp, njofton Policia e Kosovës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët për shkak të një rasti rrahje të ndodhur para disa ditëve kanë tentuar ta godasin njëri me kaçavidë kurse tjetri me një gyp viktimën mashkull K/Shqiptar. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e Policisë. /Ballkani.info/