Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në kryeqytet, meqenëse i njejti ka ngacmuar dy vajza të mitura.

Përmes raporit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njejti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Prishtinë 15.10.2020-15:00. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti kishte ngacmuar seksualisht dy viktima f/k të mitura. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.