Prishtinë/ Një femër raporton në polici: 5 persona më dhunuan, dhe më shtynë të konsumojë drogë…

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një rast dhunimi në Prishtinë.

Një femër ka paraqitur rastin në polici, duke thënë se me datën 30 prill pa dëshirën e saj është dhunuar nga 5 persona.

“DHUNIM/ Prishtinë, 30.04.2021/05.05.2021.  Ankuesja femër kosovare është paraqitur në stacion të policisë dhe ka raportuar se më datë 30.04.2021 e kishte takuar të dyshuarin,  i cili pa dëshirën e saj e kishte dërguar atë në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë dhe së bashku me katër persona të tjerë meshkuj dyshohet se e kishte dhunuar dhe kishte detyruar të konsumonte substanca narkotike deri më datë 05.05.2021. Me urdhër të prokurorit kujdestar është inicuar rasti dhe është duke u hetua”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.