Prishtinë: Nëna i braktis fëmijët e saj

Një grua nga Prishtina ka njoftuar Policinë e Kosovës se nuk dëshiron të përkujdeset për fëmijët e saj, përcjell Ballkani.info.

E dyshuara me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa fëmijët janë dërguar në një vend të sigurt, në qendrën strehimore të Prishtinës.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës se djeshme.

Komunikata e Policisë:

Prishtinë 13.08.2019-11:00. Është raportuar se dyshuara femër K/Shqiptare, ka raportuar se nuk dëshiron të përkujdeset për fëmijët e saj. Me vendim të prokurorit fëmijët janë dërguar në një vend të sigurt në qendrën strehimore në Prishtinë, ndërsa e dyshuara është liruar.

loading…