‘Prishtinë, loçka jeme’, slogani epik i njërit prej kandidatëve për kryetar të Prishtinës

Aleanca Kosova e Re do të kandidojë me një slogan të pazakontë e me gabime drejtshkrimore në zgjedhjet lokale të tetorit në Komunën e Prishtinës.

“Prishtinë, loqka jeme” është slogani i prezantuar nga kjo parti të enjten. Pa gabime drejtshkrimore është “loçka ime”.

Selim Pacolli është kandidat i kësaj partie për kryetar të Prishtinës.