Prishtinë: Nervozohet me gjobën në trafik, i sulmon policët

Arrestohet një person pasi ka kanosur dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor, shkruan Ballkani.info.

Rasti ka ndodhur pasi të dyshuarit i është shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik.

Policia e Kosovës ka raportuar se ngjarja ka ndodhur në Rrugën Muharrem Fejza, në Prishtinë.

Policia nuk raporton për të lënduar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Ballkani.info/

Njoftimi i plotë nga PK-ja:

Rr. Muharrem Fejza ,Prishtinë 22.07.2022-08:55. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje në trafik, ka kanosur verbalisht dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.