Prishtinë, Ismaili e Vitia i marrin gratë në fushatë (VIDEO)

Të martën, kandidatët për kryetar të komunës së Prishtinës, më shumë u zotuan për investime kapitale.

Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës e Daut Haradinaj i AAK-së, premtuan se do të rregullojnë infrastrukturën e lagjes “Dardania”.

Rama, u zotua se në mesin e investimeve këtu do të ndërtojë edhe një nënkalim.

Derisa, Haradinaj premtoi se do të shtojë parkingjet e ndriçimin publik.

Ndërsa, Uran Ismaili i PDK-së, tha në një konferencë për media në lagjen “Kodra e Trimave” se do të shtojë trotuaret e krijojë shtigje për biçikleta dhe asfaltojë rrugë.

Gëzim Mehmeti i AKR-së, u premtoi banorëve të fshatit Prapashticë se do t’ju sigurojë koshere për bletë.