Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Prishtinë është gjetur një person pa shenja jete, në shtëpinë e tij.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në rrugën “Behie Dushi” në Prishtinë, ku viktima shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete në korridorin e shtëpisë ku ishte duke banuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ku vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
/Ballkani.info/







