Prishtinë: Futet me forcë në veturë dhe më pas dhunohet seksualisht nga ish i dashuri

Një vajzë ka njoftuar në polici se ish i dashuri i saj e ka futur me dhunë në veturë dhe më pas e kishte dhunuar seksualisht.

Siç njofton polica, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima femër kosovare ka informuar se ditë më parë ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se me forcë e kishte futur në veturë dhe më pas e kishte dhunuar seksualisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në njoftimin e policisë.