Prishtinë: E mitura theret me thikë, dorasi në arrati

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një vajzë e mitur ka marrë lëndime trupore, të cilat dyshohen të jenë shkaktuar nga ndonjë mjet i mprehtë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emshir” të Prishtinës, ku dyshohet që viktima është sulmuar me thikë nga një person i panjohur.

Viktima ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Policia nuk ka arritur ta gjejë personin e dyshuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.