Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën Rrustem Stanovci në Prishtinë.
Nga ky aksident, dy persona kanë mbetur të lënduar, shkruan Ballkani.info.
“Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona të cilët ndodheshin në motoçikletë. Personat e lënduar janë derguar për tretman mjeksor. Me rastin po merret njësia e trafikut”, tha Flora Ahmeti për Ballkani.info.
loading…







