Prishtinë: Dy këmbësorë goditen nga vetura

Dy këmbësorë sot janë goditur nga një veturë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Kështu bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.

“Sot rreth orës 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe dy këmbësorëve”.

“Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin”,ka thënë Ahmeti.