Prishtinë

Prishtinë: Djali dyshohet se e rrahu nënën, arrestohet

Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka evidentuar edhe një rast të dhunës në familje në Prishtinë.

Në raport theksohet se një prishtinas dyshohet se e rrahu nënën e tij.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 15.03.2024 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – shkruhet në raport.

VIDEO BONUS: