Vjedhje

Prishtinë, disa persona vjedhin një makinë për bluarjen e mishit, para e cigare në një lokal

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të shtunën në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se një person ka raportuar se disa të dyshuar kanë hyrë me forcë në  lokalin e tij.

VJEDHJE E RËNDË/Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 15.10.2022–00:10-06:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në lokalin e tij me ç’rast kanë vjedhur para kesh, cigare dhe një makinë për bluarjen e mishit”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar më tej se rasti është në procedurë hetimore./Ballkani.info