Në orët e hershme të ditës së sotme në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një këmbësoreje raporton Ballkani.info

Si pasojë e kësaj, lëndime trupore ka pësuar një 45-vjeçare, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Po ashtu trajtim mjekësor ka kërkuar edhe ngasësja e automjetit që është përfshirë në këtë aksident.

Bëhet e ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut./Ballkan.info