Një fëmijë i moshës 3-vjeçare është lënduar në Prishtinë.

Policia ka inicuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Me datë 24.02.2021, rreth orës 20:40 Policia në Prishtinë ka pranuar informatën se një fëmijë i moshës rreth tre vjeçar është i lënduar. Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e rastit”, tha Hoxha.

“Janë bërë ekzaminime në vendin e ngjarjes, përderisa në konsultim me prokurorin kujdestar nën dyshimin e vepres penale inicohet rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” për procedura të mëtejme hetimore”, deklaroi Hoxha.

Klan Kosova jozyrtarisht mëson se 3-vjeçari është lënduar nga rrethojat e një ndërtese në Prishtinë.