Prishtinasja e braktis foshnjën menjëherë pasi e lind

Një grua nga Prishtina ka braktisur foshnjën e saj, menjëherë pas lindjes

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në Prishtinë, ka njoftuar policia në raporton 24 orësh.

“Prishtinë 15.05.2021 – 14:40.  Raportohet se e dyshuara femër kosovare pasi ka lindur e ka braktisur foshnjën e sajë. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa e dyshuara ende nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.