Prishtinasit ia vjedhin biçikletën te dera e banesës, kërkon ndihmë për ta identifikuar hajnin

Gjatë ditës së hënë, një qytetarit të Prishtinës iu vodh biçikleta tek dera e banesës së tij.

Qytetari nga Prishtina, vjedhjen e ka publikuar përmes një video dhe e ka shpërnda te “vrojtuesit e lagjes” në Facbook.

Ky rast i vjedhjes ka ndodhur në sheshin “Edit Durham”, në qendër të Prishtinës.

Ai rastin e ka paraqitur në polici, por kërkon ndihmë nga qytetarët për ta identifikuar personin e dyshuar.

“Përshëndetje, ky person i cili të premten me 27 gusht, në ora 13 më ka vjedhje biçikletën profesionale në sheshin ‘Edit Durham’, në qendër të Prishtinës. Nëse po, mundësisht me njoftoni te Shkëlqim Krasniqi, 049 903 987. Rasti është i raportuar ditën e njëjtë në polici”, ka shkruar ai.