Prishtinasit i digjet vetura pak para mesnatës

Pak para mesnatës një veturë është djegur në kryeqytet.

Siç raporton Policia e Kosovës, në rrethana të panjohura një veturë është përfshirë nga zjarri, e për të ka raportuar një prishtinas.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.