Prishtinasi tenton ta detyrojë gruan e tij të vetëvritet, më pas e rrah

Një rast i rëndë në një familje prishtinase është raportuar dje në kryeqytet.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar duke u munduar ta detyroj të bëj vetëvrasje e ka sulmuar fizikisht.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Detaje të tjera mbi rastin nuk janë dhënë.