Prishtinasi sulmon fizikisht gruan

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka rrahur gruan, me të cilën ishte duke bashkëjetuar.

I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, përcjell Ballkani.info

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Komunikata e Policisë:

Prishtinë 14.08.2019-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare, me të cilën ishte duke bashkëjetuar. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

loading…