Prishtinasi sulmohet me shufër metalike nga persona të panjohur

Një person nga fshati Makovc i komunës së Prishtinës gjatë ditës së djeshme pak pas mesnatës është sulmuar fizikisht me shufër metalike nga dy persona të tjerë.

Si pasojë e goditjeve viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Fshati Makovc, Prishtinë 24.06.2019-00:02. Viktima mashkull K-Shqiptar informon se për shkaqe të panjohura është sulmuar fizikisht me shufër metalike nga dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.