Prishtinasi lajmëron Policinë: Ma kanë rrëmbyer të dashurën

Një rast i rrëmbimit është inicuar dje nga Policia e Kosovës.

Në raportin 24 orësh është bërë e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes telefoni ishte njoftuar nga e dashura e tij femër kosovare, se me datën e lartcekur është marrë me dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar.

Lidhur me rastin, njësia e hetimeve ka arritur që ta lokalizojë vendin e ndodhjes së të dyshuarit dhe viktimës dhe ka arrestuar të dyshuarin.

Gjatë intervistimit, i dyshuari e ka mohuar se nuk e ka marrë me dhunë viktimën, por ajo ka shkuar me vet dëshirë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.