Një person është arrestuar sot në lagjen “Tophane” në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Bëhet e ditur  se policia i ka konfiskuar të dyshuarit armën.

Të njëjtat burime kanë njoftuar se në vendin e ngjarjes policia ka gjetur edhe disa gëzhoja.