Prishtinasi e raporton si të zhdukur gruan e tij në polici

Një burrë ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, e njëjta është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

“PERSON I ZHDUKUR/Prishtinë 03.12.2022 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij femër kosovare, e njëjta është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.