Prishtinasi e bën ‘llom’ një person për parking, arrestohet nga policia

Një qytetar është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth parkimit e kishte sulmuar dhe kanosur një person.

Në raportin 24-orësh, policia njofton se i dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Prishtinë, 19.08.2021 – 18:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje rreth parkimit të veturave e kishte sulmuar fizikisht dhe kanosë viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.