Një e mitur në Prishtinë ka raportuar në Polici se një i dyshuar, i panjohur me një veturë me targa vendore e ka kapur për dore dhe ka tentuar ta rrëmbejë, mirëpo e njëjta ka arritur t’i shmanget.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, siç njofton Policia.
Ankuesja nuk ka pasur lëndime.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh.







