Skuadra e Prishtinës është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në futboll. Kampionia në fuqi, ka triumfuar me shifrat 2:0 ndaj Feronikelit në duelin e xhiros së 15 që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Leonit Abazi (60’) dhe Bleart Tolaj (86’) shënuan për fitoren e Prishtinës, që erdhi pas dy barazimeve. Në fakt, kjo është fitorja e parë për trajnerin boshnjak Abdullah Ibrakoviq, i cili debutoi në krye të Prishtinës xhiron e shkuar pasi zëvendësoi Zekirija Ramadanin.
Me këtë triumf, Prishtina ngrihet në në kuotën e 20 pikëve ndërsa Feronikeli mbetet në fund të tabelës me vetëm dhjetë pikë të mbledhura. Për Niklin, kjo ishte humbja e 11 këtë sezon dhe e shtata rresht.







