Reshjet e borës që kanë filluar me intensitet me të shtuar në orët e mbrëmjes, kanë bërë që të ketë vështirësi në komunikacion.
Bora e përcjellë me erë të fuqishme, ka krijuar stuhi dhe kjo po shkakton probleme, shkruan Ballkani.info.
Rrugët në Prishtinë nuk janë të pastruara sa duhet, kjo edhe për shkak të ngricave dhe borës që po bie me intensitet të lartë. Ka edhe kolona të gjata.
Policia ka bërë thirrje që të ketë kujdes gjatë lëvizjeve në rrugë. /Ballkani.info/












