ushtria

Prishtina mbushet me flamuj amerikanë, 48 orë para votimit të ushtrisë

Prishtina mbushet me flamuj të SHBA-ve, 48 orë para votimit të ushtrisë.
Sheshet kryesore të Prishtinës janë mbushur me flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Stolisja e kryeqytetit me flamujt e SHBA-ve është bërë 48 orë para votimit të ushtrisë në shenjë falënderimi për aleatin kryesor të Kosovës.

SHBA-të janë mbështetësit më të mëdhenj të formimit të ushtrisë së Kosovës ku së fundmi kanë bërë të ditur se do t’i dalin në ndihmë Kosovës me fonde të reja, transmeton lajmi.net.

Seanca për votimin e ushtrisë do të fillojë të premten nga ora 10:00.