Prishtina fiton derbin e Superligës si mysafir i Dritës

Prishtina e ka fituar derbin e javës së 30-të në Superligën e Kosovës me rezultat 2-1 në udhëtim te Drita.

Pas vetëm 21-të minutash lojë në Gjilan, kampioni në fuqi kaloi në epërsi me anë të Betim Haxhimusës.

Por, Prishtina nuk u dorëzua dhe i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Endrit Krasniqit që realizoi në minutën e 34-të.

Në 45 minutat e dytë, skuadra nga kryeqyteti ishte më kërkuese dhe ia doli të përmbyste rezultatin.

Ishte minuta e 71-të kur Besnik Krasniqi shënoi për 2-1 me një goditje volej, për t’i dhuruar Prishtinës tre pikë të mëdha.

Pas javës së 30-të, Drita ka rënë në vendin e dytë 64 pikë aq sa ka edhe Ballkani, derisa Prishtina ka një më pak në të tretin.