Prishtina e shkretë! Komuna ende s’ka filluar stolisjen e shesheve për Vitin e Ri. Shiheni rajonin

Për dallim prej vitit të kaluar ku Prishtina kishte filluar stolisjen për festat e fundivitit në datën 3 dhjetor, këtë vit stolisja po vonohet.

Vonesa e stolisjes së shesheve të kryeqytetit ka bërë që të ketë reagime të shumta në rrjetet sociale.

Ish-Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës përmes një postimi në facebook, ka reaguar ndaj Kryetarit të Prishtinës Shpend Ahemti, duke e quajtur përtac, sepse e gjithë bota sipas tij po dekoron qytete dhe vetëm Prishtina ka mbetur pa u dekoru.

“Zgjohu, o Shpend!?
O Tërtaç* – po t’zënë çdo vit n’befasi, festat e fundvitit!!!?
Pse o Shpend Ahmeti – se dekoron këtë Kryeqytet t’bekuem, Prishtinën – atëherë, kur dekorohen të gjitha qytetet në mbarë botën…!?
Pse, o dembel i pa organizuem!? Ti ishe jo vetëm dembel, por edhe pikë dashurie s’kishe për këtë qytet e për qytetarët e Prishtinës – për Kryeqytetin e Republikës – ku përveç nesh, jetojnë edhe mijëra ndërkombëtarë me fëmijë e familje, e që me t’drejtë thonë “çfarë qenka ky vend, që s’dekorohet për fund vit, e ku na degdisi jeta n’këtë zymtësi…”!
Pikë dashnie e respekti s’kishe – as për punën, as për funksionin e as për përgjegjësitë që ke ndaj qytetarëve!?
O Shpend, shkuan 5 vjet e Ti, ende s’ja more dorën (të paktën) – një bredh me stolisë me kohë, e si duhet!
– Pak po t’duket gjithë zymtësia që kemi, e që na i mbyti ajri ndotur fëmijët (bashkë me ne) – po as dy tre dekorimi s’je në gjendje me i organizu, pa ardh Kërshëndellat dhe Viti Ri!?
*Tërtaç – u thonim disa traktorëve të vegjël, shumë të vegjël, me motor dy-taktësh, që kishin shpejtësinë më t’madhe 10 km / n’orë – e me të cilët në lagjet e Prishtinës, shitej dikur Rrushi!”, shkruan Meta

Ndërkaq në anën tjetër edhe gazetarin Gëzim Bimbashi përmes një postimi në facebook ka pyetur kryetarin se kur do ta stolis Prishtinën para a po mbas festave?!

Bimbashi e ka sugjeruar Ahmetin që t’i shikoj kryeqytet e shteteve fqinje nëse veç ka dyshime për këtë gjë, shkruan Ballkani.info.

Kujtojmë se ditë më parë Komuna e Prishtinës ka ndarë buxhetin për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit. Buxheti është 75.000 euro. Ndërkaq në vitin 2017, ky buxhet ka qenë rreth 55.000 euro.

Ballkani.info ka tentuar të flasë me zëdhënësin e Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri për ta pyetur se kur do të fillojë stolisja e Prishtinës, megjithatë ai nuk i është përgjigjur telefonatave.

Në anën tjetër, kosovarët po kënaqen duke i kaluar vikendet në Tiranë dhe Shkup, qytete këto që tashmë kanë marrë pamje krejtësisht tjetër, duke u stolisur me drita dhe pemë të Vitit të Ri. /Ballkani.info/

Qytetet tjera të rajonit: