Prishtina e fiton derbin, mposht Llapin me përmbysje FOTO

Prishtina e ka fituar derbin e javës së gjashtë ndaj Llapit të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Përballja ka përfunduar me rezultat 2:1 për kryeqytetasit, pasi që deri në minutën e 90-të rezultati ishte i barabartë.

Golin e fitores Prishtinës ia solli Mario Morina, pas asistimit nga kapiteni Armend Dallku, shkruan ballkani.info.

Pjesa e parë e ndeshjës përfundoi me rezultat 1:0 në të mirë të mysafirëve, pasi që shënoi Behar Maliqi në minutën e 9-të.

Rezultatin e barazoi Basid Khalid në minutën e 60-të.

Me këtë fitore Prishtina kalon në pozitën e dytë me 18 pikë, kurse Llapi bie në të tretën me 16 pikë.

Lider është Feronikeli me 23 pikë. /Ballkani.info/