Prishtina do të bëhet me qendër për komunitetin LGBTI

Drejtori i Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj ka njoftuar se kjo komunë do të themelojë qendrën për nevojat e komunitetit LGBTI.

“Jam shumë i lumtur që sot në prani të Kryetarit Shpend Ahmeti e zyrtarizuam themelimin e një̈ qendre për nevojat e komunitetit LBGTI në Prishtinë së bashku me Arbër Nuhiun nga CSGD dhe Blert Morinën nga CEL. Të njëjtën do ta rinovojmë̈ në tërësi dhe shumë shpejt do ta hapim”, ka shkruar Kukaj në rrjetin social Facebook.

Kukaj ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës do të përkrah komunitetin LGBTI edhe me projekte të tjera.