Ndonëse në vitin 2015 u investuan afro 1 milionë euro për rigjenerimin e plotë të platosë së Kurrizit në Lagjen Dardania, ajo përsëri po ka probleme.
Së fundi banorët që jetojnë në atë pjesë dhe përdorin për qarkullim “tunelin e Kurrizit”, kanë dërguar video duke thënë se sërish ka probleme kur shi.
“Ujëvara në Kurriz” e kanë quajtur e disa atraksion të ri në Prishtinë nga ajo çfarë ka krijuar shiu dje në atë pjesë të kryeqytetit.
Në videon e mëposhtme që do ta shihni, tregon se si po rrjedhë uji nga plato dhe po bie në tunelin poshtë ku qarkullojnë veturat.







