Prishet shoqëria Fifi-Donald, këngëtarja paralajmëron padi për të

Mbrëmë nisi programi më i ri i Donaldit dhe Romeos.

Aty mbi 15 herë u përmend në dy orë e gjysmë Bora Zemani. Por, në një sekuencë brenda shtëpisë, Donaldi ka ironizuar edhe me Fifin duke kujtuar vendin ku ajo ka rënë në gjendje të fikëti teksa aty ai hodhi lule.

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga Fifi.

Në lidhje live në Instagram pak minuta pas përfundimit të emisionit, këngëtarja ka paralajmëruar padi.

“Sapo më erdhi një lajm që unë mundem me pa diçka që kam refuzuar ta shoh prej momentit që kam dalë nga “Big Brother” për arsye që gjithë e dinë pse kam dalë. Kam refuzuar ta shoh si skenë. Dhe unë nëse shoh sot atë lule në tokë që demek këtu vdiq Fifi, atëherë unë po u them përgatituni me gjyqin“, tha Fifi.

Zhvillimi vjen si habi duke pasur parasysh faktin që Fifi dhe Donaldi kishin raport shoqëror shumë të ngushtë.

Këngëtarja pati lënë mënjanë miqtë nga dita zero duke i uruar fitoren vetëm Donaldit. Pas daljes, ajo realizoi tatuazh shprehjen e përbashkët “filoqyl”.

Tashmë për Donaldin nuk ka miqësi por padi./prive

https://youtu.be/wrYrFpzeBlQ