Prishet shkolla 93-vjeçare që i shërbeu UÇK-së, hidhërohet fshati (VIDEO)

Shkolla e vjetër në fshatin Arllat ka nisur të rrënohet.

Banorët e atij fshati të Drenasit po ankohen se kjo shkollë është përdorur gjatë luftës nga UÇK-ja por edhe ka histori meqë është e para në Drenicë.

Bile ankohen se nuk janë pyetur nga askush për këtë rrënim.

Por, krejt ndryshe thonë në Komunën e Drenasit, që sipas tyre pikërisht rrënimi u bë me kërkesë të qytetarëve meqë ndërtesa e vjetër gati një shekullore rrezikonte komunitetin.