Prishet miqësia mes Elgit Dodës dhe vëllezërve Veshaj, shkak Ermal Fejzullahu?

Vëllezërit Veshaj iu bashkuan skenës muzikore, falë mikut të tyre, Elgit Doda.

Madje, në çdo koncert të tre bashkë kërkoheshin nga publiku.

Por, duket se tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe treshja e famshme nuk po ftohen si ekip.

Përmes një “Instastory”, Elgiti shpërndau një poster ku shihen se vëllezërit Veshaj janë ftuar në një klub nate bashkë me Ermal Fejzullahun.

Duke bërë shaka, Doda rrumbullakësoi fytyrat e të dyve duke i quajtur “Tradhtaret”.

Kujtojmë që Romeo ishte ai i cili lansoj një këngë në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun.